Zjarri në Vlorë qetësohet pas 14 ditësh, nën kontroll vatrat në Karaburun

Është qetësuar situata e zjarrit në Vlorë, pas 14 ditësh luftë. Sipas raportit të fundit, janëe nën kontroll vatrat në fshatin Gjormë, Gumenicë dhe Karaburun. Mësohet se zjarrëfikësit janë në terren, duke punuar për shuarjen e vatrave të fundit që kanë mbetur.
Por kanë patur një vështirësi, pasi kushtet e motit e kanë përkeqësuar herë pas herë situatën, duke i dhënë vrull flakëve, por çdo gjë është nën kontroll.

Ndërkohë, kujtojmë se dëmet janë të mëdha, duke u djegur banesa, stane dhe bagëti, por asnjë i lënduar. Viktima e vetme u regjistrua në Gjirokastër para disa ditësh, pasi po fikte zjarrin në oborrin e tij.


