Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ka ende vatra aktive

Situata e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet më e qetë sot, por vatrat aktive nuk janë shuar ende. Sipas burimeve shumica e tyre ndodhen në territorin fqinj, ndërsa pjesa më e vogël është brenda zonës sonë.
Në terren janë dislokuar rreth 40 forca nga Ministria e Mjedisit dhe Shërbimeve Hulumtuese (MZSH), Agjencia e Zonave të Mbrojtura (AdZM), Policia, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë. Terreni është i vështirë dhe kërkon rreth 3 orë për t’u arritur, pasi zona ka prezencë të municioneve dhe kërkon kujdes të shtuar.
Prej tre ditësh po punohet për hapjen e rrugëve dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që situata të mbahet nën monitorim dhe të pengohet depërtimi i flakëve brenda kurorës së zonës së mbrojtur.


