Zbulohet laborator droge në një banesë në Itali, pronar një shqiptar

Aktualitet

Zbulohet laborator droge në një banesë në Itali, pronar

Nje laborator për përgatitjen e heroinës u zbulua në San Severo në Itali nga policia vendase.

Në pranga u vu pronari i laboratorit, një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Gjithashtu u sekuestruan mbi 18 kg lëndë narkotike së bashku me materialet dhe pajisjet e përdorura për përgatijen e lëndës narkotike.

Operacioni nisi kur një patrullë me civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime. Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, oficerët ndoqën makinën deri në ‘Luisa Fantasia’ ku identifikuan shoferin.

Shoferi i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar ndaj oficerët kanë vendosur të kryejnë një kontroll më të plotë, duke i gjetur në zotërim çelësat e një makine tjetër të gjetur pak më larg, të cilën ai nuk ka mundur t’i shpjegojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion