Zbatohet kërkesa e Edi Ramës, Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë dorëheqjet te Emiriana Sako

Aktualitet

Zbatohet kërkesa e Edi Ramës, Drejtorët e Bashkisë së

Drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar ditën e sotme dorëheqjet nga pozicionet e tyre.

Ky veprim vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili vizitoi bashkinë e Emiriana Sakos dy ditë më parë duke i kërkuar që çdokush që është pjesë e strukturave drejtuese të institucionit dhe nuk ka përmbushur detyrën, të dorëzojë dorëheqjen.

Përveç drejtorëve të Bashkisë së Durrësit, dorëheqjen kanë dorëzuar dhe ata të Fierit e Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka vizituar bashkitë pas një nisme kombëtare të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zëna në formë të paligjshme nga pronarët dhe të vëna në përdorim për përfitimin në biznesin e tyre.

Gjithashtu kryeministri është shprehur se strukturat drejtuese vendose kanë nevojë për një reformim rrënjësor, ndërsa i ka bërë thirrje të rinjve për të kandiduar tashmë në pozicionet vakante në 3 bashkitë, Vlorë, Fier e Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion