Zbardhet plagosja e korçarit në Athinë, arrestohen dy shqiptarë

Aktualitet

Zbardhet plagosja e korçarit në Athinë, arrestohen dy

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjecarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht në lagjen “Ampelokipo” të Athinës.

Nga të shtënat me armë atë ditë, mbeti e plagosur edhe një 20-vjeçare greke.

Zeneli mori një plagë në shpatull, ndërsa grekja, e cila u plagos rastësisht, mori plagë në kofshën e djathtë.

Pas 5 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, 35-vjeçari Shkurtaj ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.

35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë, e si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe një greke 20-vjecare, e cila ishte kalimtare e rastësishme. Arbi Shkurtaj ka dashur të qëllojë ndaj Eraldi Curës, 30 vjeç, por ka plagosur Jorgo Zenelin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion