Zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: Makina është e imja, por nuk kam lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: Makina është e imja, por nuk

Është zbardhur dëshmia e Eris Mehmetajt, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë, në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, edhe pse ka pranuar se automjeti me të cilin ka lëvizur vrasësi është në pronësi të tij.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Eris Mehmetaj ka thënë se makina e filmuar nga kamerat e sigurisë është e njëjta me atë që ai ka në pronësi, por ka shtuar se mjetin ia kishte lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar.

Sipas Mehmetajt, ai nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij. Por emri i “mikut” të 37-vjeçarit mbetet ende jo publik dhe po verifikohet nga hetuesit.

Ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, teksa akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim të kushteve për te kryer vrasjen e Renato Hoxhajt.

ME TE LEXUARAT