E rëndë/ Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Aktualitet

E rëndë/ Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë pasditen e kësaj të enjte me armë zjarri në një vresht në zonën rurale të Rafinës në Greqi.

Sipas informacioneve të para për mediat greke, para se të jepte frymën e fundit 41-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij, të cilës i zbuloi emrin e autorit që e qëlloi me armë zjarri.

Siç raporton protothema.gr viktima është emër i njohur për policinë greke, për shkak të përfshirjes së tij në disa vepra penale.

Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i krimit është gjithashtu me origjinë shqiptare dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në raste droge.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion