Vrau veten pas skandalit me mikrokreditë, Apeli i GJKKO-së liron nga sekuestro një pjesë të llogarive bankare të Olsi Ibros

Aktualitet

Vrau veten pas skandalit me mikrokreditë, Apeli i GJKKO-së liron nga

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka ndryshuar pjesërisht vendimin e gjykatës referuar sekuestrimit të llogarive bankare në emër të Olsi Ibro. Ky i fundit u hodh nga një pallat në kryeqytet në vitin 2024, duke vrarë veten pas skandalit të Mikrokedive. Dado ishte drejtues i skemës së mashtrimit ku bëhet fjalë për miliona euro në dëm të qytetarëve.

Gjyqtari Florjan Kalaja pranoi pjesërisht ankimin e dorëzuar nga 4 fëmijët e të ndjerit, duke e cilësuar aktin procedural absolutisht të pavlefshëm sa i takon disponimeve mbi llogaritë bankare të nivelit të dytë. Një pjesë e llogarive bankare janë liruar.

Olsi Ibro së bashku me bashkëshorten e tij Elda Ibro dehe Arben Maksutin kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.

SPAK ka dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 shoqëri, “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group”, të përfshirë në këtë skemë. Në pamje të jashtme, këto kompani dukeshin se operonin për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si “kredi të këqija”, por në thelb, aktiviteti i tyre kishte vetëm një qëllim të qartë: pasurimin e paligjshëm në dëm të qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion