Vrau vëllain me thikë në sy të babait, dalin fotot e të rinjve duke u përqafuar

Aktualitet

Vrau vëllain me thikë në sy të babait, dalin fotot e të

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi në familje në Maqellarë, ku 26-vjeçari vrau me thikë vëllain e vogël.

Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Allabegi ku Florian Tonuzi ka qëlluar me thikë të vëllain 23-vjeç Benard Tonuzi.

Burimet bëjnë me dije e dy vëllezërit kishin në pronësi të tyre një lokal në fshat, ndërkohë që dyshohet se pasi kishin dalë prej aty kishin nisur të ziheshin, ndërsa krimi i rëndë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

E gjithë skena makabre ka ndodhur në sy të babait të tyre i cili ka dërguar menjëherë 23-vjeçarin në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë plagëve.

Ndërkohë Florian Tonuzi është ende në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion