Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore e 14-vjeçarit

Aktualitet

Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij, mbahet

Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Mario Prelleshit, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri. Seanca ndaj të miturit do të mbahet në ambientet e spitalit ku vrasësi i Martin Canit është shtruar, por ende trupi gjykues këmbëngul se duhet të zhvillohet në gjykatë.

Mario Prelleshi ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari. Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital, pas nisjes së gjyqit në orën 09:30.

“Ju njoftoj se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit në konflikt me ligjin M.P. do të zhvillohet më  22.11.2024, ora 09:30”, thuhet në njoftim.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale i mituri ka shpërndarë disa foto, teksa pozon “me krenari” pas krimit, i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.

Në foto ai tregonte edhe dorën e gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit. Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion