“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej një tost?”, rrëqethëse, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Aktualitet

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej

“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost?”, këto ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i biri, Martini, Angel Cani para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost duke i thënë se s’do blinte gjëra të shtrenjta. Babai i Martinit: Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Më tha Babush po iki për shkollë! Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta.

Shpeshherë ai i thoshte se donte të bëhej futbollist kur të rritej, rrëfen babai mes lotësh, i cili shton se gjithmonë e kishte mbështetur në ëndrrën e tij që u la në mes.

Babai i Martinit: Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë. 14-vjeçari, M.P. i arrestuar tashmë goditi disa herë me thikë Martin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sendiljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit. Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së adoleshentit do të mbahet nesër në orën 9:30. Ai ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion