“Shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj”, Rama ndan videomesazhin në Ditën e Alfabetit

Politikë

“Shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj”, Rama ndan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të uruar shqiptarët.

“MIRËMËNGJES ???????? Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, shkruan Kreu i Qeverisë.


Në videomesazh thuhet se shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona sado larg që janë shqiptarët.

“Gjuha shqipe është familja, trashëgimia e traditës dhe kujtesa e gjallë që lidh brezat. E lashtë, e bukur, e pasur shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj.

E kaluara jonë që flet me të ardhmen përmes gjuhës.

Sado larg të jemi shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona.


Gjuha është muzika e shpirtit e ruajtur në fjalë e këngë.

Gjuha shqipe, dje, sot, përgjithmonë”,  është mesazhi i përcjellë në video.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion