Vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë/ Mbërrin në Gjykatë autori i masakrës së Shkodrës Ragip Gila
Lajmifundit
/
11 Shtator 2025, 09:12
Aktualitet

Mbërrin në gjykatën e shkallës së parë autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër Ragip Gila.
Sot pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj Gilës, i cili vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë. Ragip Gila është i dyshuar për vrasjen e Armando Palit, Liridon Krajës dhe plagosjes së Erogen Vaso dhe Meri Kacerri.
Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Gjyqtare në këtë masë sigurie është Ermira Dedja ndërsa prokuror Pjerin Çukaj.


