Reshjet e shiut përmbytin Durrësin, makinat mbesin të bllokuara në nënkalimin pranë portit

Aktualitet
Reshjet e shiut përmbytin Durrësin, makinat mbesin të bllokuara

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Durrës.

Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, ndërsa sikurse duket në pamje, edhe automjetet kanë mbetur të bllokuara.

Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion