E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi

Aktualitet
E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë

Është shënuar viktima e parë e vjeshtës.

Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri.

Biznese pranë zonës shprehen se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.

Nga informacionet paraprake thuhet se prej të paktën 1 ore viktima ndodhet në rrugë, në pritje të kryerjes së procedurave.

Bëhet e ditur se policia tashmë ka rrethuar zonën me shirita kufizues.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion