Vrasja në Tiranë për radhën në market, lirohet shoku i viktimës

Aktualitet

Vrasja në Tiranë për radhën në market, lirohet shoku i

Është liruar nga qelia, Ogrest Drazhi, miku i Jurgen Dukës. Ky i fundit u vra nga një polic për radhën në market, ndërkohë i pranishëm në ngjarje ishte edhe Orgest Drazhi.

Mësohet se Gjykata i ka caktuar Drazhit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai akuzohet për moskallëzim krimi pasi në momentet e para nuk ka rrëfyer para hetuesve ngjarjen e ndodhur por pas dëshmisë së dytë ka treguar detaje.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë është mbajtur më 16 dhjetor 2021 dhe prokuror i çështjes ka qenë Petrit Hysi ndërsa gjyqtare Oltjona Goxha.

Në përfundim të gjykimit gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e mases se sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Ndërkohë është ende në kërkim agjenti i krimeve në policinë e Dibrës Arbër Sula i cili qëlloi me armë 29 vjeçarin. Sipas burimeve efektivi kishte ardhur në kryeqytet për arsye së më datën 14 dhjetori ishte parashikuar që të kryente testin e drogës sipas urdhrit të bërë publik tri javë më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion