Vrasja në Rinas/ Plumbat goditën edhe makinën e një personi që priste nënën në aeroport (FOTO)

Aktualitet

Vrasja në Rinas/ Plumbat goditën edhe makinën e një personi

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati i djeshëm në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa Shaljani (Sheqeri).

Raportohet se plumbat e atentatit kanë prekur edhe makinën tip “Passat” të një qytetari që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas fotos së siguruar nga deputetit demokrat, Besart Xhaferi, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë, 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

 “Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi në emisionin “Now” në Euronews.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion