Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Artan Hoxha: Provë, filmimet me telefon të anëtarëve të SMS-së

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Artan Hoxha: Provë, filmimet me telefon të

Përveç kamerave të sigurisë në zonë ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, gazetari Artan Hoxha tha se provë që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje, mund të jenë edhe pamjet filmike nga anëtarët e SMV-së që kanë qenë në vendngjarje.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje ka pasur ndikim të madh në orientimin e elektoratit në votime, duke qenë se ndodhi pak ditë para zgjedhjeve,

“Kolegët e mi që kanë thënë që aty nuk ka kamera i referohen një elementi në vendngjarje. Klement Xhaferri ka qenë banor i asaj lagjes deri para dy vitesh. Kur ka ikur nga ajo zonë kamerat kanë ngelur të instaluara. Janë si provë e sekuestruar filmimet që kanë bërë anëtarët e mbrojtjes së votës me celularët e tyre.

Mendoj se ajo ngjarje ka ndikuar që në Elbasan të kemi një distancë kaq të madhe mes PS dhe PD. Është një distancë shumë e madhe”, deklaroi Artan Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion