Vrasja e Pjerin Xhuvani, ish-polici del nga Trauma, shoqërohet në Komisariatin e Elbasanit

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvani, ish-polici del nga Trauma, shoqërohet në

Ish polici Pavlo Vuksani i mbetur i plagosur ditën e djeshme në ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani ka dalë nga Spitali i Traumës në Tiranës. Ai u soll dje për mjekim më të specializuar pas plagëve të lehta që kishte marrë në qafë dhe sot ka lënë spitalin. Menjëherë pas daljes nga Trauma, Vuksani është shoqëruar në komisariatin e Policisë në Elbasan për t'u marrë në pyetje.

Nga Spitali i Traumës ka dalë edhe efektivja e 'Shqiponjave' e mbetur e plagosur në këmbë, Xhensila Sota.

Te Trauma ndodhet aktualisht ish-polici Emiljan Prenga, pjesë e grupit të armatosur të PD-së, i cili ka marrë një plumb në bark dhe dhëndri i Xhuvanit, Eltjon Bodinaku.

ME TE LEXUARAT