Holanda injoron numrin e lartë të rasteve pozitive, lehtëson masat anti-Covid

Bota

Holanda injoron numrin e lartë të rasteve pozitive, lehtëson

Holanda pritet të lehtësojë masat për të kufizuar përhapjen e COVID-19 në fund të muajit. Lajmi u bë me dije nga kryeministri i vendit, Mark Rutte i cili tha se do merret ky vendim, pavarësisht numri të lartë të viktimave.

 “Katër muaj pas vendosjes së një bllokimi të rreptë, ora e ndalimit të mbrëmjes do të hiqet dhe dyqanet dhe kafenetë me tarraca në mjedis të hapur do të rihapen, të shoqëruara me masa mbrojtëse. Ne guxojmë të marrim rrezikun e ndërmarrjes së hapit të parë të kujdesshëm më 28 prill”, tha Rutte.

Kryeministri pranoi se masat lehtësuese ishin të rrezikshme duke pasur parasysh numrat në rritje, sidoqoftë, ai tha se parashikimet ishin optimiste. Gati 54 000 raste të reja u regjistruan gjatë shtatë ditëve të kaluara, rreth 5,3 % më shumë se një javë më pare.

ME TE LEXUARAT