Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Aktualitet
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar për vrasjen e ish policit Santiago Malkos.

Ka qenë vetë Teta ai që ka bërë ankimimin për ndryshim mase.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Valdete Hoxha (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), sot më datë 04.12.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 21.07.2025 regjistrimi.

Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 32, datë 14.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimit për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri/ankues B.T., ndaj vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

U shpall në Tiranë, sot më datë 04.12.2025”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT