Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar,

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Të pandehur për këtë ngjarje janë Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar si dhe Florian Plaku alias Serjani alias Mamo që ndodhet në kërkim ndërkombëtar ku dyshohet se strehohet në Dubai.

Beqaraj mungoi në seancë dhe paraqiti në gjykatë raport mjekësor ku sqarohej se ishte sëmurë. Por përkundër kësaj gjykata vendosi vijimin e seancës në mungesë të të pandehurit dhe avokatit të tij Sokol Tahiraj pasi ky i fundit braktisi seancën.

Tahiraj pretendoi se klienti ishte i sëmurë, dhe në të njëjtën kohë i mbrojturi prej tij ndodhej në spital e provuar përmes provave shkresore. Ai tha se nuk “mund të vazhdoj seancën përsa kohë që sipas nenit 332 e vijues, kur kam të drejtë të parashtroj kërkesat e mia nuk dëgjohem nga gjykata, dhe në këto kushte të shkeljeve të të drejtave proceduriale dhe kushtetuese, më bëhet e pamundur nga gjykata për të bërë mbrojtjen time ligjore”.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet pretendon Prokuroria. Krimi dyshohet të jetë porositur përkundrejt pagesës, nga subjekte kriminale në konflikt me Bejtjan që jetojnë jashtë vendit.

ME TE LEXUARAT