“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, denoncimi i Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

Politikë

“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, denoncimi i

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo shprehu shqetësimin se ka pasur manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe kërkoi masa për të siguruar integritetin e votimit.

Në një deklaratë të bërë për mediat, Topalli theksoi se në Greqi vazhdojnë të shtohen shqetësimet lidhur me procesin e votimit. Ajo njoftoi se sot janë dorëzuar zarfet me dorë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që kutitë që vijnë nga Greqia të ndahen nga ato që vijnë nga Italia dhe të bëhet auditimi i saktë i votave. “Vetëm në tre ditët e fundit janë dorëzuar 22 mijë vota, dhe kjo rrit shqetësimet për mundësinë e manipulimit. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, kjo është një formë krimi zgjedhor,” tha Topalli.

Ajo kërkoi që të ndalet dorëzimi i zarfeve me dorë dhe të bëhet një analizë e detajuar e kutive të votimit, duke përfshirë auditimin e mënyrës sesi kanë ardhur votat dhe për të parandaluar çdo anomali. Topalli gjithashtu ngriti shqetësime mbi përfshirjen e shërbimit të DHL-së në këtë proces, duke e konsideruar këtë një tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor në favor të strukturave të Partisë Socialiste.

ME TE LEXUARAT