Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës "zbut" dënimin për të akuzuarit! DETAJE të reja nga hetimet...

Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës "zbut"

Gjykata e Korçës ka vendosur të zbutë masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec. Pas 15 muajsh në paraburgim, ata janë liruar nga qelia dhe janë vendosur në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.

Hetimet e Prokurorisë së Korçës vijojnë, ndërsa prokurorët janë ende në pritje të akt-ekspertimit, pas zbardhjes së pamjeve filmike që rezultuan të fshira.

Çështja, e cila fillimisht u dërgua për gjykim, u rikthye për rihetim pas dëshmisë së Denis Meçes, një nga të pandehurit.

Tashmë, hetuesit po presin përfundimin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve.


Vrasja e Elgi Progës në gusht të vitit të kaluar, një ngjarje e rëndë që tronditi Pogradecin, çoi në arrestimin e Guçes dhe Meçes, të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Hetimet janë ende në fazë të avancuar dhe pritet që ekspertiza të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion