Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ Apeli i GJKKO lë në burg vëllanë e deputetit të PS dhe ‘Rrumin’

Aktualitet

Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ Apeli i GJKKO lë në

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, të njohur si “Rrumi”.

E njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Para Apelit të GJKKO-së u paraqit edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa “arrest me burg”.

Ai dyshohet se ka vepruar si vëzhgues në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion