Vrasja e 24-vjeçares nga partneri, momenti kur çifti nga Lindja e Mesme mbërrijnë në Shqipëri

Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçares nga partneri, momenti kur çifti nga Lindja e

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes në kryeqytet, ku një 24-vjeçare e huaj u gjet e vdekur në një apartament në Tiranë, e cila dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.

Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet që Ryyan Alwan dhe partneri i saj, Fadi Alwan mbërrijnë në Rinas më 19 shkurt.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Ryyan Alwan 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.


Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion