Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar për drejtuesit e automjeteve

Aktualitet

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar

Mjegulla e dendur ka përfshirë mëngjesin e sotëm aksin rrugor nacional Korçë – Maliq dhe drejt Pogradec, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin e mjeteve. Për shkak të kushteve atmosferike, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet.

Policia Rrugore ka apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në ngjitje të Qafë-Thanës, ku mjegulla është e pranishme dhe kthesat e shumta paraqesin rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar

Të gjithë shoferët këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin dritat e mjegullës për të shmangur incidentet.

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion