Vranësira, kthjellime por edhe reshje, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira, kthjellime por edhe reshje, ja parashikimi i motit për

Moti në vendin tonë ditën e sotme do jetë me kthjellime, vranësira, reshje por dhe temperatura të larta. Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë orët e para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior.

Ndërkohë që pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet Ndërsa vranësira të shpeshta do ketë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes POR mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 7°C zonat malore deri në 27°C zonat e ulta. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT