Vranë e groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, burgim të përjetshëm djalit

Aktualitet

Vranë e groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët

Hysen Meta, që vrau babain e tij dy vitë më parë, në bashkëpunim me motrën Hygerta Meta është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin Shkurt të 2024-ës, ku vëlla e motër pasi e qëlluan 4 herë më armë babain, e groposën në kasollen pranë banesës së tyre. 

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar ditën e sotme dënimin për Metën.

Ndërsa Hygerta Meta është dënuar me 8 vite heqje lirie dhe vëllai tjetër Amarildo Meta me 5 vite burg. Blerina Meta që është dhe e ëma e fëmijëve është dënuar me 3 vite burg.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkurt 2024 në Shënavlash të Durrësit ndërsa janë ende mister shkaqet e krimit. Hysen Meta deklaroi në gjykatë se babai u vra me pistoletë nga e motra, Hygerta, krim i cili u pranua më pas prej saj. Sipas Hygertës, sherri nisi pasi prindërit kërkonin ta fejonin me çdo kusht.

Më 13 shkurt djali i madh, Hyseni denoncoi në polici humbjen e babait të tij. Por pas dyshimeve të policisë, u arrit të zbulohej krimi pas disa ditësh. Policia nisi hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.

Ndërkohë 12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Bjë ditë pas zbulimit të trupit, policia njoftoi se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba.

Ky i fundit në deklaratën për policinë pranoi se kishte vrarë babain, version i cili u ndryshua gjatë dëshmisë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, ku e mohoi të ishte përfshirë në krim. Autorësinë e mori sërish përsipër 19-vjeçarja, e cila tregoi edhe dinamikën nga momenti që kishte marrë vendimin për të vrarë të atin, deri në momentin që e qëlloi për vdekje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion