"Vota dhe droga!", Berisha nuk ndalet: Vitin paraelektoral Ediskobari bëri thirrje për të mbjellë canabis elektoralis

Sali Berisha vijon me akuzat ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama. Ai përmes një video në Facebook, bën me dije rastet e raportuara nga prokuroria, nga kultivimi i drogës, që sipas tij janë rritur ndjeshëm. “Vota dhe droga! Vitin paraelektoral Ediskobari beri thirrje per te mbjelle canabis elektoralis.sb”, shkruan ai, në përshkrimin e videos, që thuhet:
“Prodhimi, shitja dhe kultivimi i lëndëve narkotike në vitin 2020 ka pasur rritje në bazë të procedimeve të kryera. Në raportin e kryer nga prokuroria, vihet re këto vepra penale janë rritur me 17% nga viti 2019. Kruja duket se është qyteti më problematik, kjo pasi në rang kombëtar përbën 24% të hetimeve për këto vepra, vjen Tirana, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Shkodër.
Sipas prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2020 rastet e kultivimit kanë qenë më të shumta. Viti më problematik i kultivimit të drogës në vend ka qenë viti 2016, pati një ulje në 2018, por erdhën në rritje sërish.”


