Vodhi para nëpër 5 dyqane, kapet "hajduti" 40-vjeçar në Tiranë!

Aktualitet

Vodhi para nëpër 5 dyqane, kapet "hajduti" 40-vjeçar

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje gjatë dy muajve, prill-maj. Mësohet se shtetasi me iniciale A.D., ka vjedhur shuma parash dhe artikuj në 5 dyqane.

"Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dyshuar si autori i tyre. 40-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar "Quick Response".

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion