Vjosa drejt pikës KRITIKE! Rritet rreziku që lumi të dalë nga shtrati, uji arrin mbi 6 metra

Aktualitet

Vjosa drejt pikës KRITIKE! Rritet rreziku që lumi të dalë

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun për përmbytje përgjatë zonave të ulëta. Ministria e Mbrojtjes njofton se lumi po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe strukturat vendore ndodhen në gatishmëri të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i Vjosës ka arritur në 6 metra, ndërsa pika kritike është 6.8 metra. Autoritetet u kanë bërë apel banorëve dhe bizneseve pranë lumit të tregojnë kujdes dhe të jenë të përgatitur për çdo ndryshim të situatës.

Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashkinë Fier raporton se situata aktualisht paraqitet e qëndrueshme, megjithëse monitorimi mbetet intensiv. Maksimumi i prurjeve u regjistrua rreth orës 14:30, duke arritur nivelin 7 metra, ndërsa ky volum uji pritet të kalojë në njësitë Levan dhe Novoselë në intervalin 19:00–20:00.

Pavarësisht rritjes së prurjeve, autoritetet vlerësojnë se, bazuar në përvojën e viteve të kaluara, nuk pritet dalje e lumit nga shtrati.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion