Moti i keq, 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës

Aktualitet

Moti i keq, 15 hektarë nën ujë në qarkun e

Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qarkun e Korçës, ku fushat e Maliqit janë ndër më të goditurat.

Sipas fermerëve të zonës, rreth 10–15 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Prurjet e shtuara të lumenjve Devoll dhe Dunavec kanë mbuluar të mbjellat me misër dhe patate, ndërsa dëmet llogariten në miliona lekë.

“Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një fermer duke folur për mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion