Ambasada e SHBA-së uron besimtarët katolikë në Shqipëri për Pashkë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka dërguar urimet më të ngrohta besimtarëve katolikë me rastin e Pashkëve.
Në një postim në Facebook, ambasada theksoi rëndësinë e festës si simbol të shpresës, ripërtëritjes dhe lidhjes mes njerëzve, duke vlerësuar mënyrat e ndryshme se si komunitetet kremtojnë këtë ditë të shenjtë.
Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, një mesazh që mbetet universal dhe frymëzues për të gjithë.
Festimet e Pashkëve, sipas ambasadës, janë një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit në shoqëri.


