Vijon të jetë i bllokuar aksi Përrenjas-Elbasan, qarkullimi i paralizuar dhjetëra kilometra

Aktualitet

Vijon të jetë i bllokuar aksi Përrenjas-Elbasan, qarkullimi i

Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete. Qarkullimi është thuajse i paralizuar në disa segmente, ndërsa temperaturat nën zero po e vështirësojnë edhe më tej situatën.

Sipas informacioneve nga terreni, radhët e automjeteve shtrihen nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar trafik të rënduar dhe lëvizje të pamundur në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje të gjata pa asnjë mundësi lëvizjeje, ndërsa shqetësimi rritet për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e bllokimit apo masat që po merren për normalizimin e qarkullimit, ndërsa situata mbetet problematike dhe pa zgjidhje të menjëhershme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion