Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë! Ja në cilën orë do të “paralizohet” lëvizja

Aktualitet

Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, sot nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

ME TE LEXUARAT