VIDEO/ PANIK në Bari! Makina përfundon në det, shpëton mrekullisht shoferi shqiptar

Aktualitet

VIDEO/ PANIK në Bari! Makina përfundon në det, shpëton

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në portin e Barit, ku një makinë ka rënë në det në momentin që po hipte në tragetin me destinacion Shqipërinë.

Në automjet ndodhej vetëm një burrë, shtetas shqiptar, i cili arriti të shpëtojë në çastet e fundit. Burri ka thyer xhamin e përparmë dhe ka dalë nga automjeti pak para se makina të fundoset plotësisht.

Ai është ngjitur në çatinë e mjetit dhe më pas është kapur nga roja bregdetare, e cila ka ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë në breg. Forcat zjarrfikëse kanë përdorur njësinë e zhytjes për të rikuperuar automjetin e fundosur, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit. Fatmirësisht, burri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet portuale kanë njoftuar se operacionet e ngarkim-shkarkimit kanë vijuar normalisht pas mbylljes së incidentit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në Portin e Barit, veçanërisht në kushte atmosferike të vështira. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion