Piktura e rrallë, bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, çmimi i pabesueshëm

Bota

Piktura e rrallë, bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur

Një pikturë e rrallë e mjeshtrit austriak Gustav Klimt ka thyer çdo rekord këtë javë, duke u shitur për mbi 200 milionë dollarë dhe u shpall vepra moderne më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.

Piktura “Portreti i Elisabeth Lederer” u shit për 236.4 milionë dollarë, duke shkaktuar duartrokitje e habi gjatë një gare 20-minutëshe mes blerësve. Kjo është vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në nivel global.

Portreti i vajzës së një prej familjeve më të rëndësishme patrone të Klimt u shpëtua rastësisht nga shkatërrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u nda nga disa vepra të tjera të artistit që u dogjën në kështjellën Immendorf të Austrisë. Për këtë arsye, vepra konsiderohet një nga pak mundësitë e mbetura për të blerë një portret kaq të rëndësishëm të mjeshtrit austriak.


Piktura vinte nga koleksioni personal i Leonard A. Lauder, trashëgimtar i Estée Lauder, i cili u nda nga jeta më herët këtë vit. Koleksioni i tij arriti 527.5 milionë dollarë, shumë më tepër se vlerësimi fillestar. Në të njëjtin ankand, u shitën me çmime të larta edhe një pikturë e Edvard Munch për 35.1 milionë dollarë dhe një peizazh tjetër i Klimt për 86 milionë dollarë.

Një nga veprat më kurioze të ankandit ishte skulptura “America” e artistit provokues Maurizio Cattelan – një tualet funksional prej 220 paundësh ar prej 18 karatësh. Megjithëse çmimi nisës u vendos sipas vlerës së arit (rreth 10 milionë dollarë), vepra mori vetëm një ofertë të vetme, nga një “markë e njohur amerikane”, dhe u shit për 12.1 milionë dollarë me tarifa.

Skulptura është motra e versionit famëkeq që u ekspozua në Guggenheim dhe u vodh më pas nga Blenheim Palace  ende e pagjetur.

Sotheby’s shpreson që gjatë javës të kalojë shifrën 1 miliard dollarë, me një seri veprash të mëdha nga Basquiat, Yves Klein, Matisse, Cecily Brown dhe Jeff Koons. Interes të madh shkaktoi edhe ekspozimi i WC-së së artë të Cattelan, vendosur në një banjë të vogël të rregulluar posaçërisht në katin e katërt të godinës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion