VIDEO e aksidentit në Durrës, “Benzi” mori përpara 50-vjeçarin dhe "fluturoi" në lavazh

Aktualitet

VIDEO e aksidentit në Durrës, “Benzi” mori përpara

Dalin pamjet e momentit kur një mjet tip “Benz” ka marrë para një biçikletë ku udhëtonte një 50-vjeçar dhe më pas ka “fluturuar” mbi një makinë të parkuar pranë një lavazhi në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Në video shihet se si “Benzi” me shpejtësi marramendëse përplas për vdekje qytetarin në biçikletë, i cili përfundon në mes të rrugës dhe më pas ecën në drejtim të një servisi aty pranë ku u “ndalua” nga një makinë e parkuar.

Më pas mjeti “fluturon” në ajër dhe përplaset në trotuar ku qytetarët vrapojnë të tmerruar për t’i shkuar në ndihmë dy të rinjve që ndodheshin brenda Benz-it.

Makina drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë, i cili është vendosur në prangat e policisë. Adoleshenti në pamje shihet teksa del nga makina së bashku me pasagjerin, ndërsa i vijnë në ndihmë qytetarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion