Dy aksidente në Pogradec, makina përplas 60-vjeçaren në vijat e bardha
Lajmifundit
/
4 Maj 2024, 11:54
Aktualitet

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.
Një makinë ka përplasur një grua në vijat e bardha.
Mësohet se këmbësorja është një grua rreth 60 vjeç, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj.
60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur.
Policia mbrriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë prëplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar. Dyshohet se të dyja aksidenet janë shkaktuar për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës.


