Tropojë, 27-vjeçari shkon në spital me plagë, policia: Ja cfarë ka ndodhur
Lajmifundit
/
30 Dhjetor 2024, 18:24
Aktualitet

Një 27 vjeçar është paraqitur në spitalin e Tropojës për ndihmë mjekësore. Ai ka deklaruar se vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj.
Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.


