VENDIMI/ Zgjatet afati për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 Maj

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit për dokumentet e identitetit që u ka skaduar ose u përfundon më 11 maj, shtetasit me vendbanim brenda territorit të Shqipërisë.
Vendim u mor pasi rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj, dokumente që janë domosdoshme për të votuar.
Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike shtyhet deri në datën 31 maj 2025.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit.