Vendimi për Trump në 10 janar, Gjyqtari i çështjes: Nuk do të dënohet me burg

Aktualitet

Vendimi për Trump në 10 janar, Gjyqtari i çështjes: Nuk do

Vendimi për Donald Trump pritet të shpallet në 10 janar.

Verdikti i gjykatës do të jepet vetëm 10 ditë përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën në krye të shtëpisë së Bardhë. Vendimi lidhet me çështjen e pagesës së aktores së filmave për të rritur Stormi Daniels, të cilës Trump i ka dhënë para në këmbim të heshtjes.

Gjyqtari që gjykoi çështjen ka deklaruar paraprakisht se Trump nuk do të vuajë dënim si i burgosur, por kjo do të jetë me tepër si një dënim moral.

Kështu, Donald Trump mund te bëhet presidenti i parë i dënuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, pas dënimit në 10 janar ai do të ketë të drejtën të apelojë vendimin.

Trump u shpall fajtor në muajin maj të vitit të kaluar për 34 akuza që kishin të bënin me falsifikimin e të dhënave të biznesit. Rasti përfshinte fshehjen e pagesës ndaj pornostares në mënyrë që ajo të mos fliste lidhur me pretendimet se kishte kryer marrëdhënie me Trump ndërkohë që ai ishte i martuar shumë vite më parë.

ME TE LEXUARAT