Kosova përgatitet për "gjëndje lufte", spitali kryesor i Prishtinës merr masa për vendimin e nesërm

Kosovë&Rajon

Kosova përgatitet për "gjëndje lufte", spitali kryesor

Teksa në Kosovë pritet me interes të madh vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përgatitje kanë nisur edhe në sistemin shëndetësor.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është zhvilluar sot një mbledhje e jashtëzakonshme me drejtuesit e klinikave dhe njësive të institucionit ku është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm për situata të mundshme që mund të krijohen pas shpalljes së verdiktit.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sigurimin dhe gatishmërinë e materialeve mjekësore, përfshirë fasha, garza dhe pajisje të tjera të ndihmës së parë.

Vendimi i Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së do të shpallet nesër, më 16 shtator, në orën 10:00, në Hagë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion