Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë/ Del VIDEO e sherrit në Sarandë, u përfshinë 4 policë

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie.
Ngjarja u shënua rreth orës 01:30 të 2 janarit, pranë një restoranti. Në videon e publikuar nga Report tv duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se efektivi Alvaro Sulejmani përdori dhe armën e shërbimit.
I gjithë sherri i ndodhur në orët e para të mëngjesit është filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas dëshmive, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë.
Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar dhe gjuajtur me sende të forta. Gjithashtu ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.


