Beteja e Veliajt, hidhet shorti në Apelin Administrativ, zbardhet gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë për Ols Dadon

Politikë

Beteja e Veliajt, hidhet shorti në Apelin Administrativ, zbardhet gjyqtarja
Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit Administrativ për ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me padinë për mënyrën e emërimit të Ols Dados.

Pas humbjes së çështjes në shkallën e parë, ankimimi është dërguar në Apelin Administrativ.

Cështja i ka rënë për shqyrtim gjyqtares Blerona Hasa.

Më herët Veliaj ka deklaruar se gjykata e shkallës së parë nuk e ka shqyrtuar në themel çështjen dhe kërkon që pretendimet për ligjshmërinë e emërimit të Dados të shqyrtohen nga Gjykata Administrative e Apelit. Veliaj ngre gjithashtu argumente mbi kriteret që, sipas tij, nuk janë përmbushur në momentin e emërimit të Dados në vitin 2008 dhe kërkon verifikimin gjyqësor të aktit të emërimit. Në reagimin e tij, kryebashkiaku e lidh çështjen edhe me parimin e barazisë para ligjit dhe kontrollin gjyqësor mbi ushtrimin e pushtetit penal.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Posaçme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion