Vendimi/ OFL arrin 'fitoren' e parë në Kushtetuese, Gjykata rrëzon kërkesën e Gentian Malindit
Lajmifundit
/
17 Prill 2021, 11:33
Aktualitet

OFL arrin 'fitoren' e parë në Gjykatën Kushtetuese. Është siguruar vendimin që ka ardhur pas ankimit të Gentian Malindi, i cili çoi OFL-në në GJK për automjetin e sekuestruar. Malindi është i kërkuar për trafik kokaine.
Kushtetuesja ka thënë në vendin se Legjislacioni siguron mbrojtje për palët në proces dhe se Gentian Malindi nuk provoi pasojat e ardhura nga OFL. Gjykatësit kushtetues kanë theksuar në vendimin e tyre sipas legjislacionit ankimuesit duhet të ezaurojnë gjykatat më të ulëta
OFL u ngrit në 1 Janar 2020, përfundoi në 31 dhjetor, vijojnë shqyrtimet në SPAK dhe GJKKO.

