Vëllai e vrau vëllanë me thikë sapo hyri në oborrin e shtëpisë, i ati pa gjithë skenën e krimit

Aktualitet

Vëllai e vrau vëllanë me thikë sapo hyri në oborrin e

DIBËR
Zbardhen detaje të reja nga krimi tragjik brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.

26-vjeçari Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën.

Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion