"Veç mos fol në telefon. Më kanë bërë denoncim"/ Ish-kreu i PS-së në Mamurras i merr 2 mijë euro qytetarit për ta punësuar

Aktualitet

"Veç mos fol në telefon. Më kanë bërë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një rast mashtrimi në rrethin e Kurbinit. Një 49 vjeçar denoncoi në emisionin investigativ se ish-kreu i PS-së në qytezën e Mamurrasit në vitin 2018, i ka marrë plot 2 mijë euro për ta punësuar.

Dilaver Tafa ka qenë kryetar i PS-së së Mamurrasit nga vitit 2011 deri në 2022, teksa dhënia e parave ka qenë në vitin 2018. Nga ky vit deri në ditën që Fiksi u interesua, ai s’i kthente paratë qytetarit. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 49 vjeçar nga Kurbini, i cili tha se në vitin 2018 ka takuar një person i quajtur Dilaver Tafa, i cili i ka thënë se do t’a punësonte. Dilaveri ka qenë kryetar i PS-së së Mamurrasit për një kohë të gjatë. “Më tha se do t’më punësonte. Unë isha në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe i kam marrë borxh ato para’.

Më gënjente vazhdimisht, e takoja dhe më thoshte jo sot e nesër. I paguaja edhe dreka-darka dhe asnjëherë s’më mbaroi punë” thotë qytetari.

Sipas tij, Dilaver Tafa vazhdimisht e gënjen për t’i kthyer paratë edhe pse ato ende i ka borxh qytetari. “E kam takuar me dhjetëra herë dhe vijon të më gënjejë. Jo sot e jo nesër. Unë ato lekë i kam edhe sot borxh” thotë ai. Ai shton se e ka takuar disa herë Tafën, madje ka edhe regjistrime të këtyre bisedave, ku Tafa pranon se paratë do t’ia kthejë, por tani “është fushatë dhe kohë zgjedhje dhe sa të mbarojnë do t’ia kthejë”.

Qytetari e telefonon në prani të grupit të Fiks Fare, por Dilaver Tafa i thotë se “ndodhem në Mirditë, nuk jam në qytetin e Laçit”. Pas kësaj përgjigje, gazetarët e telefonojnë dhe ndryshe nga sa i tha qytetarit, ai përgjigjet se “jam në qytetin e Laçit”.

Në rrjete sociale Tafa shkruan se është ende kryetar i PS-së së Mamurrasit, ndërsa në bisedë e pranon fillimisht dhe më pas thotë se “kam qenë nga 2011 deri në 2022”. Ai shton se tashmë është ish-kryetar, ndërsa pohon se kryetar i PS-së në Mamurras është bërë Administratori i Njësisë, që është nipi i tij, djali i vëllait. Gazetarët i kërkojnë takim dhe ai i pret te Njësia në Mamurras. Sërish thotë se ka qenë me pozicione drejtuese në PS-në e Mamurrasit, kryetar. Më tej sqaron se tani s’ka asnjë post, por vijon të merret me fushatën.

Fiksi e pyet nëse e njeh një person P.R (denoncuesin 49 vjeçar), teksa ai thotë se po si dhe e ka shokë. Gazetarët i bëjnë me dije se përse i ka marrë 2 mijë euro për t’a punësuar, teksa ai e mohon dhe thotë se “ia mora për të paguar kredinë që kisha”.

Fiksi i thotë se detyra e tij në PS ka qenë edhe për punësime, ndërsa përgjigjet se jo, pasi ai vetë ka qenë te Posta por tashmë s’ka punë. Shton se paratë ia ka marrë dhe do t’ia kthejë, por kthimin do t’ia bëjë pas fushatës dhe zgjedhjeve.

“Janë zgjedhjet dhe s’na lejohet që të japim dhe marrim para”, thotë Dilaveri, ndërsa shton se denoncimi vetëm i njollos figurën dhe është politik. Ai pranon se ia ka marrë, por pa asnjë letër të shkruar.

Disa orë pas kësaj interviste, Dilaveri telefonon grupin e Fiks Fare dhe thotë se paratë ia ktheu qytetarit. “Ia ktheva qytetarit. Nuk të thashë kur të takova, por ato para unë ia mora me fajde me përqindje. Nuk bëmë letër, se ne këtej e mbajmë fjalën” thotë ai. Fiksi i thotë se, në intervistë i tha se nuk mund t’i kthente tani pasi janë zgjedhjet. “Pyeta avokatët dhe juristët e mi dhe më thanë s’ka problem” pohon qytatari, teksa gazetarët e pyesin se paratë u morën për punësim!

Biseda mes qytetarit dhe ish-kryetarit të PS-së së Mamurrasit

Biseda 1

Qytetari – Alo?

Ish kryetari – Urdhëro, si je?!

Qytetari – Si kalove atë ditë s’më fole asnjë gjë në botë, as …

Ish kryetari – Po pra, po se pata njato punë të miat. Pata një hall me thënë të drejtën.

Qytetari – Po çato lekë kur ke me mi dhënë kanë kaluar gjithë ato vjet? Unë i kam hala borxh për Zotin!

Ish kryetari – Mirë, mirë hajt se do të flasim nga afër. Nesër ku je, në çfarë vendi?

Qytetari – Unë nesër në Laç jam përditë po është puna …

Ish kryetari – Po mirë të marr unë në telefon dhe pimë kafe.

Qytetari – Po mirë.

Biseda 2, të nesërmen!

Qytetari – Hë si je mirë.

Ish kryetari – Ti si je?

Qytetari – Po te puna!

Ish kryetari – Je lodh?

Qytetari – Po më?

Ish kryetari – Pas zgjedhjeve do t’i jap.

Qytetari – Po mbas zgjedhjeve si ke thënë do të jap më shumë, po kanë kaluar 8 vjet.

Ish kryetari – E di po ça të bëj unë.

Qytetari – Në 2018-ën mo burrë

Ish kryetari – Unë të shes …

Qytetari – Po s’janë pak o burrë.

Ish kryetari – Ti paguaj …

Qytetari – S’janë 100 mijë lekë, janë 2 mijë euro.

Ish kryetari – Po, po do t’i paguaj më tepër a bën.

Qytetari – Po më jep njëherë çato, më tepër …

Ish kryetari – Po nesër për të tjerat s’kam ça të bëj. Dakord!

Qytetari – Po jam tu ardh mbrapa, kam 8 vjet.

Ish kryetari – Po jam në motor, unë e di mirë je në hall timin.

Qytetari – Po hajde mo burrë, më bërë rezil me burrin e huaj e kam mik.

Ish kryetari – E di. Veç mos fol në telefon. Më kanë bërë denoncime. Ik, ika se jam …

Biseda 3

Ish kryetari – Hë P…

Qytetari – Hë Dilaver.

Ish kryetari – Si je?

Qytetari – Çkemi, mirë?

Ish kryetari – Mirë ça bën. Hë?

Qytetari – Ça je tu bë, a je t’mi pru ato paret a jo?

Ish kryetari – A folëm njëherë ne o burrë.

Qytetari – Po më duhen ndaj, e kam urgjente.

Ish kryetari – Po pra po, po s’kam ça me ba unë.

Qytetari – Pse s’ke ça me ba, po kështu më ke thënë ka 8 vjet. S’ke ç’bëj sot, s’ke ç’bëj nesër. Duhet të besoj unë ty?

Ish kryetari – Po mirë ça të duash bëj. Po pra beso po si a jena shok!

Qytetari – Prapë të besoj, jena shokë ëë?

Ish kryetari – Po patjetër …

Qytetari – A takohemi njëherë, ku të takohemi?

Ish kryetari – Jo sot, unë jam në Mirditë.

Qytetari – Je në Mirditë sot ëë?

Ish kryetari – Po, po.

Qytetari – Mirë, takim me Partinë Socialiste?

Ish kryetari – Po, po çat punë kam, ça t’bëj! Hajt …

Qytetari – Bëj çmos dhe hajde më tako se du paret.

Ish kryetari – Po!/ tch

ME TE LEXUARAT