AKU-së “i shpëton” mishi me antibiotik/ Dy ngarkesa pule të rrezikshme nga Brazili, njëra prej tyre u konsumua

Aktualitet
AKU-së “i shpëton” mishi me antibiotik/ Dy ngarkesa pule

Siguria ushqimore jo gjithmonë garantohet nga institucionet e Ministisë së Bujqësisë, ku janë inspektorët e ushqimit ata që  të kujdesen që tryeza e konsumatorit të jetë e mbushur me produkte ushqimore që kanë vlera, e jo baktere apo helmet e medikamente veterinare. 

Në vitin 2026 në vendin tonë janë futur 28.7 tonë mish pule me prezencë të lartë antibiotikësh.

Në rastin e parë kofshat e ngrira të pulës rezultuan me prani të lartë antibiotiku Docycycline. AKU i nisi hetimet për mishin me helme pasi e gjithë sasia prej 776 kg ( 1.7 tonë ) u ble nga qytetarët në supermarkete, restorante apo fast-food

Në dokumentet zyrtare të AKU thuhet se biznesi që  shiti mishin e pulës me ilaçe shkeli dhe rregullat e gjurmueshmërisë.

“ Bottom of FormNga kontrollet e ushtruara rezultoi se e gjithë sasia prej 1,776 kg mish pule me datë skadence 19.01.2027, importuar nga Brazili, ishte tregtuar dhe nuk ishte në gjendje në ambientin frigoriferik të subjektit. Po kështu, ky i fundit kishte mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë në tregtimin e produktit ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën prej ALL 100,000 (njëqind mijë lekë). ’’

Por ky nuk është rasti i vetëm që mishi i rrezikshëm me helme kalon traun e doganës dhe të AKU, edhe  pse kontrollorët e ushqimit janë çdo ditë në PIK.   Por ndryshe nga episodi i parë kësaj herë mishi i pulës  prej 26, 988kg ( 26.9 tonë ) me prezëncën e antibiotikut Tilmicosin për fat të mirë nuk mbërriti tek pjata e qytetarëve pasi e gjithë sasia e produktit u bllokua në kohë.

‘’Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se e gjithë sasia prej 26,988 kg ( 26.9 tonë ) mish pule me datë skadence 12.02.2027, importuar nga Brazili, ishte e bllokuar në subjekt, në gjendje të izoluar në dhomë frigoriferike. Ky produkt nuk ishte shpërndarë në treg. Subjektit detyrohet të marrë masa për asgjësimin e produktit apo kthimin e tij në vendin e origjinës‘’.

Docycycline dhe Timicosin janë dy lloje antibitoku të cilat përdoren trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes tek shpendët.  Edhe pse antibiotikët  janë pjesë e PMV prania e tyre në produkt ka një kufi. Nëse i referohemi rastit të parë mishi i pulës kishte 7 mikrogramë\kg antibitok më tepër se norma e lejuar. Ndërsa ngaeksa e dytë e mishit të pulës  rezultoi të kishte 2.13 herë me tepër se kufiri që lejon Agjensisa Europiane e Barnave nga 75 mikgramë\kg, mishi i pulës  që erdhi në Shqipëri rezultoi 160 mikragramë\kg.

Edhe pse siguria ushqimore cilësohet si provimi më i vështirë që Shqipëria duhet të kalojë para se të behët pjesë e familjes Europiane, rastet e përsëritura që qytetarët janë ushqyer me mishi  të pashëndetshme, tregojnë se kontrollet AKU janë shumë larg kërkesave të BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion